Filipçe: Të shtruar janë 64 pacientë, 8 në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(57) "filipce-te-shtruar-jane-64-paciente-8-ne-gjendje-te-rende"

Filipçe: Të shtruar janë 64 pacientë, 8 në gjendje të rëndë

Gazeta Express

02/04/2020 17:42

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme tha se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup gjenden të shtruar aktualisht 64 pacientë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 6 persona, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

8 persona janë në gjendje të rëndë klinike, ndërsa disa pacientë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të testohen gjatë ditëve të ardhshme, dhe sipas rregullores nëse  2 herë dalin negativë do të lëshohen në shtëpi dhe këta janë plotë 11 pacientë./GazetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: