Filipçe: Të lexohen udhëzimet për trajtim në shtëpi të pacientëve me simptoma më të lehta të Kovid-19 - Gazeta Express
string(100) "filipce-te-lexohen-udhezimet-per-trajtim-ne-shtepi-te-pacienteve-me-simptoma-me-te-lehta-te-kovid-19"

Filipçe: Të lexohen udhëzimet për trajtim në shtëpi të pacientëve me simptoma më të lehta të Kovid-19

Gazeta Express

02/04/2020 12:42

Personat me formë më të lehtë të sëmundjes dhe pa rrezik për komplikime trajtohen në kushte shtëpie, përcjell GazetaExpress.

Mjeku amë/familjar duhet të përfshihet në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore me ndjekjen e zhvillimit të simptomave përmes thirrjeve telefonike ditore dhe nëse është e mundur, përmes vizitave në shtëpinë e pacientit, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë  Venko Filipçe. Rekomandon të lexohen udhëzimet për trajtim në shtëpi të pacientëve me simptoma më të lehta të Kovid-19 të cilat janë dedikuar për personat me infeksion të konfirmuar suspekt apo laboratorik dhe janë për trajtim në shtëpi, si dhe për anëtarët e familjes të cilët vijnë në kontakt me rasti të dyshimtë apo të konfirmuar për këtë sëmundje”, të publikuara në linkun http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Upatstva-za-licata-na-domasna-nega-Covid19.pdf./GazetaExpress/

Lexo Edhe: