Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të Ditës Botërore të Zemrës.
Jemi të vetëdijshëm, theksoi ai, për problemi e banorëve të Butelit dhe jo vetëm në Butel, por edhe në më shumë komuna të Shkupit.
“E pamë se sistemi i vendosjes së ambulancave modulare është i mirë dhe cilësor dhe mjaft i lirë dhe në këtë kuptim u bë plan, diçka që për tani dhe në këtë moment kemi në buxhet, ndërsa ajo është të ndërrohen më shumë ambulanca ekzistuese në Shkup”, tha Filipçe.