Filipçe jep lajmin e mirë: 90% e të infektuarve janë asimptomatikë - Gazeta Express
string(64) "filipce-jep-lajmin-e-mire-90-e-te-infektuarve-jane-asimptomatike"

Gazeta Express

05/06/2020 18:25

Filipçe jep lajmin e mirë: 90% e të infektuarve janë asimptomatikë

Gazeta Express

05/06/2020 18:25

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se 90 për qind e pacientëve të sapodiagnostikuar janë bartës asimptomatikë të koronavirusit ndërsa dhjetë për qind të tjerët kanë simptomatologji të lehtë, përcjell Gazeta Express.

Ai në pres konferencën e sotme si shembull theksoi se tek anëtarët e një familje prej dhjetë të testuarve vetëm njëri ka test pozitiv me simptoma të lehta, ndërsa nëntë të tjerët janë bartës asimptomatikë.

Lexo Edhe:

“Çfarë na treguan rezultatet fillestare kur sërish filluan të vijnë raste në kuadër të familjeve rreth atyre ngjarjeve familjare rreth 24/25 majit dhe disa ditë më parë se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimptomatikë. Dhe për këtë në mënyrë intensive jemi duke i testuar të gjitha kontaktet primare të të diagnostifikuarve paraprakë, rreth 15 familje janë në Shkup numri më i madh i të sapodiagnostifikuarve janë këtu. Por, 90 për qind janë asimptomatikë, të tjerët kanë simtomatologji të lehtë”, thotë Filipçe.

Ai kumtoi se fillimisht është dashur ta vlerësojnë kapacitetin e sëmundjes për t’u shndërruar në të rëndë, gjë që, siç thotë, nuk ka ndodhur në dy javët e kaluara.

“Do të thotë kemi të dhëna se virulenca po bie, por në të njëjtën kohë e dimë se sistemi shëndetësor nuk është në rrezik. Prandaj u rritën testimet, prandaj u testuan edhe kontaktet primare në familje të cilat nuk kanë kurrfarë simptomash. Dhe tani kemi pasqyrë të qartë”, shtoi Filipçe