Filipçe: Gjendja në spitale po stabilizohet, presim të ketë më shumë të shëruar - Gazeta Express
string(77) "filipce-gjendja-ne-spitale-po-stabilizohet-presim-te-kete-me-shume-te-sheruar"

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 15:47

Filipçe: Gjendja në spitale po stabilizohet, presim të ketë më shumë të shëruar

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 15:47

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitalet po stabilizohet.

Ai thotë se presin që në periudhën e ardhshme, numri i të shëruarve të jetë më i lartë si pranimeve në spitale.

Lexo Edhe:

“Në takimin e sotëm me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup kemi biseduar për gjendjen me virusin. Në repartet infektive ka vende të mjaftueshme. Gjendjen jemi duke e ndjekur nga dita në ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenarë. Nëse këto parashikime nuk realizohen kemi në dispozicion reparte të reja dhe kapacitete shtesë spitalore të cilat janë të gatshme të hapen”, ka deklaruar Filipçe.

Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë i lartë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar mbi 60 mijë.