Filharmonia e Kosovës dhe kitaristi Petrit Çeku mbajtën koncert në Prishtinë - Gazeta Express
string(76) "filharmonia-e-kosoves-dhe-kitaristi-petrit-ceku-mbajten-koncert-ne-prishtine"

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 14:49

Filharmonia e Kosovës dhe kitaristi Petrit Çeku mbajtën koncert në Prishtinë

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 14:49

Të dielën Filharmonia e Kosovës ka mbajtur koncertin e radhës në Prishtinë. Koncert ky që ishte i konceptuar me vepra muzikore të mirënjohura, dhe përmes interpretimit plot mjeshtëri u sollën tinguj e melodi që rrëmbyen gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Premiera botërore ‘Koncert për kitarë’ e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, në interpretim të kitaristit Petrit Çeku ,dhe në drejtimin e dirigjentit izraelito-gjerman Maayan Franco, ishte risi për publikun.

Lexo Edhe:

Në interpretim të Çekut u luajt edhe ‘Koncerti i Aranjuezit’ nga Joaquin Rodrigo teksa mbrëmjen e përmbylli një nga veprat më të dashura orkestrale në botë, Simfonia e 9-të (Nga Bota e Re) e kompozitorit çek Antonín Dvorak.

Më 16 shkurt, në Sallën AMC, në kuadër të manifestimeve për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të mund ta ndiqni koncertin e radhës të Filharmonisë së Kosovës.

/Express/