FIFA e konfirmon se nuk do t’i lejojë 48 kombëtare në Botërorin e Katarit


Gazeta Express
22 Maj 2019 21:42

FIFA i ka tërhequr planet për zgjerimin e Kupës së Botës 2022 në 48 ekipe, këtë e ka konfirmuar vetë organi qeverisës i futbollit botëror.

Ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte menduar deri tani, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte ndërmend ta rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%, por kjo nuk është e mundur për botërorin e ardhshëm.

Megjithatë, shefi zviceran është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i garës në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t’u arritur.

Prandaj, Botërori i Katarit do t’i ketë 32 ekipe siç ka ndodhur deri tani.

Siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart