FIFA e dënon Serbinë, pasi harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb u shfaq në zhveshtoret e tyre - Gazeta Express
string(98) "fifa-e-denon-serbine-pasi-harta-e-kosoves-me-ngjyrat-e-flamurit-serb-u-shfaq-ne-zhveshtoret-e-tyre"

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 17:32

FIFA e dënon Serbinë, pasi harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb u shfaq në zhveshtoret e tyre

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 17:32

Federata serbe e futbollit u gjobit me 20,000 franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

Aty ishte edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”, transmeton Gazeta Express.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë gjest.

Përveç FFK-së, ankesë bëri edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në FIFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Ky gjest ndodhi në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit