Fidan Aliti deklarohet pas barazimit me Bullgarinë


Gazeta Express
26 Mars 2019 0:07

Fidan Aliti është deklaruar pas barazimit të Kosovës 1-1 me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fidan Aliti në intervistën pas lojës foli për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Këto ishin fjalët e tij:”Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, kishte shumë pak lëvizje pa top dhe topi nuk qarkullonte shpejt siç dimë ne të luajmë, ishte hera e parë që e gjetëm vetën në disavantash dhe pësuam të parët, dhe qe të rikthehemi kështu ishte tregues i karakterit të kësaj skuadre”.

“Në zhveshtore pas pjesës së parë kishim një bisedë mes lojtarëve dhe u morëm vesh të reagonim, pasi në pjesën e parë mungonte angazhimi jonë. Bullgaria në pjesën e parë ishte pak më e mirëpor nuk arriti të krijonte më shumë se pak gjysmëraste, shënuan me fat nga një korner.”-shtoi mbrojtësi i Kosovës.

“Ndërsa në pjesën e dytë ata nuk treguan asgjë dhe na lanë neve topin. Ne morëm lojën në dorë dhe merituam më shumë se një barazim. Lojën e bëmë në, rastet ne por në fund rezultati ishte i padrejtë 1-1”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart