Fibroza cistike, simptomat dhe a jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje që është përhapur shumë


Gazeta Express
12 Gusht 2019 15:29

Fibroza cistike është një sëmundje trashëguese, e cila I prekë mushkëritë dhe sistemin tretës. Si pasojë e kësaj sëmundje, organizmi prodhon mukus, I cili I bllokon organet e frymëmarrjes si dhe e bllokon funksionin normal të pankreasit.

Më herët njerëzit e prekur nga kjo sëmundje nuk kanë mundur të mbijetojnë, kurse tani fëmijët e prekur nga kjo sëmundje mund të jetojnë deri në moshën 30 apo 40 vjeç.

Deri tani nuk ekziston një kurë për këtë sëmundje. Fibroza Cistike I prekë më shumë se 30.000 persona vetëm në ShBA. Prej tyre 75% janë fëmijë nën moshën 2 vjeçare.

|Fibroza cistike është trashëguese në momentin kur të dy prindërit kanë gjenin me defekt. Gjeni me defekt pwrmban kode gjenetike, qw kodojnw njw proteinw e cila  shkakton prodhimin e pakwt tw kripws dhe organizmi nuk mund ta kontrolloj sasinw e ujit brenda dhe jashtw qelizave.   Nw disa raste kjo sëmundje I prekë edhe tubat, që e prodhojnë spermën tek meshkujt, dhe si shkak ata mund të mbesin sterilë.

Disa nga simptomat kryesore të ksaj sëmundjeje janë: kollitje e vazhdueshme, probleme me frymëmarrje, mungesë e apetitit, mucus i tepërt.

Trajtimi I kësaj sëmundjeje ende nuk është gjetur, mirëpo me anë të metodave mjekësore, mund të menaxhohen simptomat dhe pacienti mund të mbijetojë disa vite.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart