"Do të merrni mësim shpejt", nis lufta LDK-VV për Podujevën - Gazeta Express
string(57) "do-te-merrni-mesim-shpejte-nis-lufta-ldk-vv-per-podujeven"

Gazeta Express

26/02/2020 11:47

“Do të merrni mësim shpejt”, nis lufta LDK-VV për Podujevën

Gazeta Express

26/02/2020 11:47

Në prag të zgjedhjeve lokale në Podujevë ka filluar lufta mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Partisë së Kurtit sot i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin për këtë e ka bërë publik përmes një njoftimi zyrtar Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

“Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës”, thuhej në njoftimin e LVV’së.

Ndaj një zhvillimi të tillë ndërkohë ka reaguar ashpër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu.

Ai e ka quajtur Fetahun një kalkulues që tenton ta shfrytëzojë partinë për përfitime personale. Rekaliu ndërkohë ka paralajmëruar se do të marrin mësim shpejtë këta që po largohen nga partia.

“Kushtëzimet e qëndrimit në një parti politike, me marrje pozitash e privilegjesh, shfaqin karaktere pa bindje politike, intelektuale e morale. Ky lloj mercenarizmi politik që e mbanë në dorë kalkulatorin, nuk është frymë, koncept e traditë e LDK – së, prandaj as në të kaluarën, kur kanë ndodhur raste të ngjashme, nuk e kanë dëmtuar LDK –në. Sigurisht që as tani një gjë e tillë nuk do të jetë përjashtim. Atyre që LDK – ja u ka mundësuar krijimin e një profili të caktuar, gabohen nëse mendojnë se të njëjtin profil do ta bartin edhe diku tjetër. Rendi i gjërave në LDK, të shndërron pashmangshëm në njeri me rol pozitiv sepse LDK – ja ka rend e rregull, kod moral, politik, intelektual e institucional. Jashtë LDK – së, askush nuk është më ai që ka pasur mundësi të jetë. Mësimet do t’i nxjerrin shpejtë. LDK është familje e madhe e Llapi gjithmonë ka jetuar me të. Se në të ndërlidhen vlerat dhe vizioni i qartë për të ardhmen”, ka shkruar Rekaliu./Express/