Fevziu i tregon pamjet e dhunës më 21 janar, acarohet Rama: Nuk ka të krahasuar


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:19

Në intervistë për emisionin “Opinion” drejtuesi Blendi Fevziu ka përcjellë pamjet e dhunës së 21 janarit duke i krahasuar ato me dhunën policore të ushtruar gjatë protestave të opozitës, në një kohë kur pak ditë më parë Rama deklaroi se në 2011 u hodhën guriçka.

Rama është acaruar dhe ka nisur të deklarojë se pamjet nuk kanë të krahasuar fare, pasi në protestat e opozitës nuk është vrarë askush, ndërsa më 21 janar ata që vranë 4 persona u dekoruan nga kryeministri i kohës.

Rama: Unë këtë film (të opozitës) e kam parë, sepse është një film që është shfaqur për 3- 4 muaj poshtë dritares së zyrës sime. Ik se nuk flasim, jep dorëheqjen etj. Dje ishte çadra, sot është kapsolla. Unë kam insistuar se kjo nuk do të ndodhë, se unë nuk do të iki e se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Vijmë këtu, ju thoni palët janë konsoliduar në pozicionet e tyre. Më thoni ju ku jemi ne në shkelje me interesin kombëtar, me ligjin, kushtetutën e qytetarët? Se, se ku janë ata në shkelje ua them unë. Ata janë në shkelje me kushtutën sepse janë në thirrje permanente për të përmbysur rendin kushtetues.

Rama: Hapësirë për dialog e për bisedime ka edhe kur palët luftojmë në fushë lufte me mitralozë e raketa. Ndalojnë 24 orë dhe thonë ulu të flasim.

Fevziu: Cfarë konkretisht? Duke dëgjuar fjalën tënde më kujton kryeministrat e vendit kur thonin ku kemi shkelur kushtetutën, po cënoni integrimin etj

Protesta nuk ka asnjë problem, por këtu jemi në luftë. Këta përdorin armë luftarake, bomba molotov.

Më nxirrni 21 janarin (në monitor dalin pamjet)

Rama: Po patjetër

Fevziu: Po ky nuk është sulm ndaj institucioneve?!

E kupton sa të varfëra i ke ato pamjet, sepse ky këtu është një konfrontim, ndërkohë që shihe atë aty… shife shife! Ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë. aHabitem me mungesën e ndershmërisë intelektuale për të bërë këtë krahasim. Ky moment është një moment i cili ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë, dhjetëra të plagosur. Mijëra mësimorë e fishekë lufte ishin në tokë atje. Nëse ju më tregoni një molotv të vetëm që i është hedhur derës së kryeministrisë

I keni hyrë me makinë kryeministrisë more zotëri

Po lëre more atë, lëre derën… Jam shumë krenar që sot bëhet legjendë Sahip Dollapi për 3 goditje me shkop

Ishin 13

Jam krenar kur edhe 3 shkopinj gome krijojnë debat të madh dhe kemi arritu në një standard ku kryeministri e Ministri i Brendshëm e kanë kritikuar këtë rast… kurse dje ata që vrisnin njerëz dekoroheshin!

Rrezikon që të kemi viktima më 30 qershor, çfarë do të besh?!

Te fundit


Kthehu lart