Fetah Rudi i LDK-së tregon a është bërë deputet - Gazeta Express

Fetah Rudi i LDK-së tregon a është bërë deputet

Lajme

Gazeta Express

09/10/2019 11:22

Fetah Rudi, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar nëse ka marrë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rudi ka bërë të ditur se nga të dhënat që ka marrë deri më tani, del se ai ka marrë mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta arsyetojë besimin e dhënë.