Festivali i Posterit “Prishtina” sjell në Tiranë artistë nga mbarë bota - Gazeta Express
string(69) "festivali-i-posterit-prishtina-sjell-ne-tirane-artiste-nga-mbare-bota"

Festivali i Posterit “Prishtina” sjell në Tiranë artistë nga mbarë bota

Arte

Gazeta Express

26/01/2023 15:23

Dizenjimi i posterave, përveç qëllimit komercial ka në vetvete artin e përcjelljes së një mesazhi përmes elementeve vizuale.

Njësoj me grafitin, ky art mund të bartë mesazhe universale, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo shënjestrojnë në mendjen e audiencës.

Lexo Edhe:

“Festivali i Posterit’ Prishtina’’’ vjen në edicionin e tij të dytë, në Tiranë. Artistë nga 32 vende të botës, nga kontekste sociale dhe kulturore të ndryshme sjellin përmes posterave të dizenjuar prej tyre përjetimin për lirinë.

Asnjëri nga posterat nuk është i njëjtë me tjetrin dhe të gjithë bashkë bashkojnë një ‘puzzle’ që na njeh me rëndësinë e lirisë.

Festivali u konceptua si një garë, fituesit e të cilës ishin ata që në punimet e tyre ja dolën të krijonin më shumë impakt tek juria profesioniste.

Posterat do të qëndrojnë në hapësirën e GAT deri në fund të muajit janar. E pas kësaj do t’ia lënë vendin një tjetër ekspozite kësaj here dedikuar artistëve të rinj./euronews.al