Festivali ‘Bashtova’ mbledh në Shqipëri artistët më të veçantë nga Kosova


Gazeta Express
19 Gusht 2019 15:19

‘Bashtova Festival’ do të dhurojë për tre netë muzikën më të bukur në magjinë e bukur të natyrës në Kalanë e Bashtovës në Shqipëri.

Në fund të këtij muaji, në Shqipëri do të mblidhen shumë artistë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria për të perfomuar në netët e bukura që do të mbajë festivali i Bashtovës.

Ky festival, i cili është i ndërtuar me fokus në mjedisin dhe trashëgiminë dhe ka synim të ofrojë shkëputje për tre ditë nga xhungla urbane.

Në Kalanë e lashtë të Bashtovës do të performojnë artistë shumë të vepantë të muzikës shqiptare, e ndër ta edhe Dren Abazi, grupi Asgjë Sikur Dielli, Shpat Deda e Genc Salihu.

Festivali ‘Bashtova Festival 2019′ do të mbahet nga 30 gushti deri m 1 shtator, ndërsa një sasi shumë e kufizuar e biletave do të dalë në shitje sot, më 19 gusht, nëpër lokacione të zgjedhura në Kosovë e Shqipëri./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart