Marcus Thuram ka marrë vëmendjen e gjithë botës për festimin e golave gjatë ndeshjes mes Borussia Monchengladbach dhe Union Berlin në kuadër të Bundesligës.
Në fitoren e Gladbach prej 4-1, Thuram realizoi dy gola.
Te goli i parë personal në këtë takim dhe i dyti për ekipin e tij, i shënuan në minutën e 41’, Marcus Thuram e festoi duke u ul në njërin gju, si shenjë proteste kundër racizmit, në kujtim të George Floyd.
Në ShBA protestat e kanë kapluar vendin kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...