Festës së çlirimit të Kosovës i bashkohet edhe personi që dha urdhër të bombardohet Serbia


Gazeta Express
12 Qershor 2019 7:54

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzetë të çlirimit të Kosovës. Fillimisht, Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, në një takim të paralajmëruar në orën 10:00.

Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark. Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Te fundit


Kthehu lart