Festa me pare në Malishevë, inspektorit i del problem


Gazeta Express
15 Prill 2019 20:06

Inspektori i ndërtimit, Driton Krasniqi, thotë se paratë që i përdori në festë nuk janë të vërteta

U pa teksa në dorë mbante një grumbull parash. Por këto para, inspektorit për ndërtim ne Komunën e Malishevës, Driton Krasniqi, i nxorën problem.

Në një video qe po qarkullon në internet, zyrtari komunal shihet tek feston mes miqsh në një tavolinë të mbushur me euro, raporton T7.

Por, këto para, sipas Krasniqit, nuk janë te vërteta. Krasniqi thotë se letrat e tilla në formë të parasë, mund të blihen në dyqanet e vendit ku jeton.

FESTA ME PARA NË MALISHEVË, INSPEKTORIT I DEL PROBLEM

T7 ka vizituar edhe restorantin ku ndodhi festa.

Pronari i restorantit, Nexhat Kastrati, tregon arsyen pse i mbajnë letrat  e tilla në formë të parasë.

E nga Komuna e Malishevës, thonë që janë të njoftuar me rastin.

Kurse nga Policia e Rajonit te Gjakovës, thonë se kanë kontaktuar policinë e Malishevës, e cila me rastin është njoftuar nga rrjetet sociale.

E, tani janë në bisedim me prokurorin, nëse rasti do të trajtohet nga ata, apo Drejtoria e Krimeve ekonomike. /Fidan Zejnullahu, T7


Te fundit


Kthehu lart