‘Fes7 Week’, në Mitrovicë - Gazeta Express
string(22) "fes7-week-ne-mitrovice"

‘Fes7 Week’, në Mitrovicë

Arte

Gazeta Express

07/12/2022 15:04

Hapësira kulturore në Mitrovicë, ‘7 arte’ organizon javën festive për të gërshetuar muzikën, panairin, filmin, punëtorin dhe ekspozitën.

Datat 12 deri më 17 dhjetor do të jenë të mbushura me aktivitete kulturore në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Lexo Edhe:

FES7, një javë festive me aktivitete të larmishme kulturore që kanë për synim promovimin e artistëve, trashëgimisë kulturore, si dhe ofrimin e mundësive për edukim joformal, rekreacion dhe shoqërim.

Kjo javë festive organizohet në shenjë falenderimi të të gjithë partnerëve, institucioneve lokale e qendrore, si dhe atyre ndërkombëtare që kontribuan në zhvillimin dhe fuqizimin e programit vjetor të 7Arte.

/Express