Feronikeli – Prishtina: Stadiumi veç për burra, pa fëmijë!


Gazeta Express
16 Maj 2019 11:42

Derbin e së dielës ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, i cili do ta përcaktojë njërin prej këtyre dy ekipeve kampion të Kosovës, ka zgjuar interesim të madh në vendin tonë, por stadiumi “Rexhep Rexhepi” nuk i zë më shumë se 5 mijë shikues, raporton Gazeta Express.

 Feronikeli ka njoftuar se çmimi i biletave do kushtojë 5 euro, kurse ka potencuar se fëmijët nuk do të lihen të futen në stadium.

“Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara)”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Me këtë nënkuptohet se stadiumi do të jetë i mbushur me burra, ndonëse futbolli kosovar ka nevojë të hatashme që në shkallët e stadiumeve të ketë sa më shumë edhe fëmijë, gra dhe qifte apo familje. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart