Feronikeli pëson, shënon gol TNS


Gazeta Express
16 Korrik 2019 22:15

Feronikeli është duke pësuar disfatë me rezultat 1:0  në ndeshjen The New Saints, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

 Në minutën e 67-të të ndeshjes, ishte Dean Ebbe ai që shënoi gol, vetëm disa momente pasi u inkuadrua në lojë, raporton Gazeta Express.

Feronikelit do t’i mjaftonte edhe barazimi me rezultat 1:1 për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:2. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart