Feronikeli nuk iu jep bileta “Plisave” të Prishtinës


Gazeta Express
16 Maj 2019 12:01

Feronikeli ka vendosur që të mos ia ndajë Prishtinës asnjë biletë për përballjen mes këtyre dy klubeve në xhiron e fundit të këtij sezoni të Ipko Superligës së Kosovës.

Përballja mes Feronikelit dhe Prishtinës do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në orën 16:00. Kjo ndeshje do ta vendosë kampionin e këtij sezoni të Superligës, raporton Gazeta Express.

Klubi drenicas ka vendosur që ta luajë këtë ndeshje kaq të rëndësishme vetëm para tifozëve të vetë, duke u thirrur në shkaqe sigurie.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e të dyja klubeve, mirëpo kontakti me ta ishte e pamundur.

Në këtë ndeshje, Feronikelit i mjafton edhe vetëm barazimi për t’u shpallur kampion, ndërsa Prishtinës i nevojitet fitorja. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart