Feronikeli ngrit lart trofeun e dytë brenda pak ditësh


Gazeta Express
24 Maj 2019 23:18

Pas triumfit në Ipko Superligë, edhe Kupa e Kosovës do të shkojë në Drenas.

Feronikeli e ka mposhtur 5-1 në finale Trepçën ‘89 për ta fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2018/19, raporton Gazeta Express.

Feronikeli ngriti lart trofeun në Fadil Vokrri për të festuar një sezon mbresëlënës, të udhëhequr nga sulmuesi, Kastriot Rexha, që në finale shënoi 2 gola, teksa e ka fituar edhe “Këpuca e Artë”, pasi e përfundoi sezonin në Ipko Superligë me 21 gola.

Feronikeli tani do të tentojë të përgatitet sa më mirë për parakualifikimet për Champions League, ku tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin.

Santa Coloma, ekipi nga Andorra është kundërshtari i parë i Feronikelit në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Zekirija Ramadanit do të ballafaqohet me Santa Coloman me 25 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe Samarinesse Champions janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart