Feronikeli ia shënon dy gola të shpejtë Llapit, Prishtina në epërsi ndaj Trepçës ‘89


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:31

Feronikeli është duke e mposhtur bindshëm 3:1 Llapin në derbin e javës në Superligë, i cili po zhvillohet momentalisht në Podujevë. Prishtina, ndërkohë, është duke fituar ndaj Trepçës ’89 në kryeqytet.

Në një garë të ngushtë dhe nxehtë për titullin në Ipko Superligë, Feronikeli dhe Prishtina po marshojnë drejt fitoreve në xhiron e parafundit të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Nikli bëri një fillim drithërues ndaj llapjanëve duke realizuar dy herë për rezultatin 3:1.

Mendurim Hoti me një solo aksion fantastik, e ktheu epërsinë e klubit nga Drenasi në minutën e 55-të. Vetëm shtatë minua më vonë, Kastriot Rexha e dyfishoi epërsinë e vizitorëve me një gol të bukur me kokë.

Ndërkohë, rivali i Feronikeli në garë për titull, Prishtina po fiton 1:0 falë golit të Mankendës.

Mankenda shënoi tre minuta brenda pjesës së dytë.

Siç qëndrojnë gjërat, kampioni do të përcaktohet javën e fundit, pikërisht në derbin mes këtyre dy skuadrave. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart