Feronikeli fiton me vështirësi, prek finalen e para-eliminatorëve


Gazeta Express
25 Qershor 2019 22:37

Kampioni i Kosovës Feronikeli ka arritur fitore tepër të vështirë kundër kampionit të Gjilbartarit, Lincoln Red Imps. Goli i Mendurim Hotit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje me Feronikelin i cili pati një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë ishin shumë më të dobët se mysafirët

1-0 ka përfunduar ndeshje në mes të Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.

Feronikeli e nisi shumë më mirë këtë takim dhe arriti që të shënojë gol që në minutën e tretë me Mendurim Hoti i cili bëri një goditje të fortë dhe arriti që ti kalojë kampionët e Kosovës në epërsi.

Pas kësaj islami ishte shumë afër për të shënuar edhe një gol në minutën e 30-të, por topi përfundoi jashtë.

Në pjesën e parë Feronikeli kontrolloj ndeshjen por në pjesën e dytë skuadra e Zekirja Ramadanit kishte vështirësi të mëdha, qoftë në kombinim në mes të lojtarëve, humbte shumë topa në mesfushë derisa Lincoln nuk arriti që ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Megjithatë Feronikeli u kthjellën në 10 minutat e ndeshjes dhe arritën që të ruajnë rezultatin.

Të premten skuadra drenicase pritet që të përballet me kampionin e Andorrës, Santa Coloman të cilët sot eliminuan nga Liga e Kampionëve kampionin e San Marinos, Tre Penne.

Skuadra e cila e fiton raundin paraeliminar pritet që të përballet me skuadrën nga Walesi, The New Saints në raundin e parë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart