Feronikeli e mund Dukagjinin, Drita barazon në fund kundër Trepçës ‘89


Gazeta Express
22 Shtator 2019 17:03

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në Ipko Superligë, derisa nga ora 20:00 do të luhet derbi mes Prishtinë dhe Gjilanit që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Nga ora 15:00 u zhvilluan dy takime, Drita priti Trepçën ’89, ndërsa Dukagjini ishte nikoqir i kampionin aktual Feronikelit, raporton Gazeta Express.

Nikli tregoi forcën e kampionit, duke fituar 0-2 në udhëtim me golat e Kastriot Rexhës 54’ dhe Mevlan Zeka 90’.

Në anën tjetër, Drita ka marrë një pikë të artë kundër Trepçës ’89, duke barazuar në fund rezultatin 1-1 me golin e Fortunado, derisa për mysafirët kishte shënuar më herët Arb Manaj, në minutën e 27’.

Pas kësaj fitore, Nikli ka shkuar në pozitën e dytë me 12 pikë, derisa Dukagjini është e fundit me vetëm një pikë.

Kurse një pikë e marr në shtëpi, është e vlefshme për Dritën që gjendet në vendin e tretë me 11 pikë, kurse Trepça e shtata me gjashtë pikë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart