Feronikeli e fiton pjesën e parë, e pret pjesën e dytë për t’u konfirmuar finalist


Gazeta Express
25 Qershor 2019 21:39

FC Feronikeli ka fituar pjesën e parë kundër kampionëve të Gjibraltarit Lincoln Red Imps

Kampioni kosovar kaloi shumë herët në epërsi me anë të një goli të Mendurim Hotit në minutën e tretë.

Feronikeli ishte dominues në shumicën e takimit, sidomos me raste pasi që pati diku 3 goditje në portë.

Mendurim Hoti ishte shënuesi i golit të parë pasi që u gjend shumë mirë para portierit Soler duke kaluar Feronikelin në epërsi që në minutën e tretë.

Ismaili ishte lojtari tjetër i Feronikelit që ishte shumë afër për të shënuar në minutën e 30-të të ndeshjes.

Posedimi ishte për një përqindje në të mirë të mysafirëve edhe pse ata nuk arritën që të kenë ndonjë rast konkret për gol. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart