Feronikeli – Ballkani, kryendeshja e mesjavës - Gazeta Express
string(42) "feronikeli-ballkani-kryendeshja-e-mesjaves"

Gazeta Express

04/11/2020 16:50

Feronikeli – Ballkani, kryendeshja e mesjavës

Gazeta Express

04/11/2020 16:50

Ballkani do ta kërkojë fitoren e nëntë sezonale, kurse Feronikeli e do fitoren e këndelljes në mesjavë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me dy ndeshjet tjera të xhiros së 11-të, të cilat do të luhen të enjten, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje do të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.

Therandasit do ta kërkojnë të enjten fitoren e nëntë sezonale dhe vazhdimin e ecurisë fantastike të këtij edicioni.

Nga ana tjetër, “Nikli” nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe një fitore në “Rexhep Rexhepi” do ta rriste moralin e këtij ekipi.

Një duel tjetër interesant do të jetë ai në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit shihen si favoritë për të fituar dhe për ta mbajtur hapin me kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, llapjanët, të cilët po ankohen se po iu bëhen padrejtësi, duan ta tregojnë forcën e tyre në këtë ndeshje pasi e kanë nisur zbehtë sezonin e ri. /Gazeta Express/