Manchester Unitedi e ka në 3:0 epërsinë kundër Brightonit, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Amex Stadium.
Bruno Fernandes shënoi për 3:0 për Unitedin në minutën e 49-të, raporton Gazeta Express.
Mesfushori portugez realizoi me vollei nga afërsia, pasi u shërbye nga Marcus Rashford.
Ky ishte goli i dytë personal për të në këtë takim.