Ferizaj tash e tri ditë pa ujë, kërkohet ndihmë nga Qeveria - Gazeta Express
string(58) "ferizaj-tash-e-tri-dite-pa-uje-kerkohet-ndihme-nga-qeveria"

Ferizaj tash e tri ditë pa ujë, kërkohet ndihmë nga Qeveria

Lajme

Gazeta Express

01/08/2021 22:50

Banorët e Komunës së Ferizajt tash e tri ditë po përballen me mungesë të ujit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Ka tri ditë që ky rubinet nuk ka ujë.

Lexo Edhe:

Pas reduktimeve të mëdha që disa javë me radhë këtu në komunën e Ferizajt, tash e tri ditë uji është ndalu tërësisht.

E kjo situatë ka filluar t’i shqetësojë banorët.

Kenan Gashi banor i kësaj lagjeje ka treguar që situata është shqetësuese.

Gashi që është edhe kryetar i Organizatës “Avonet” ka thënë që ka rrezik të shpërthimit të një epidemie.

E dikujt që erdhi nga diaspora po i duket situatë e pa zakontë.

Ndërkohë mirëmbajtësi i kësaj ndërtese Hashim  Rekaj   tha që ka disa vite që nuk ka qenë  një situate tillë me një mungesë kaq të madhe të ujit.

E që ky problem është adresuar tash e disa herë në kuvendin komunal të Ferizajt e thotë edhe asamblisti  Amir Rexhepi.

Ndërkohë që ky problem sipas Rexhepit është te kompania e ujësjellësit.

Rexhepi bën thirrje qeverisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për zgjidhjen e këtij problem.

E në kompaninë  rajonale të ujit “Bifurkacioni” kanë thënë që këto ditë nuk ka presion të ujit