Ferizaj i gjelbër - synim i Agim Aliut, prezantohet Parku tek Stacioni i Autobusëve - Gazeta Express
string(80) "ferizaj-i-gjelber-synim-i-agim-aliut-prezantohet-parku-tek-stacioni-i-autobuseve"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 14:05

Ferizaj i gjelbër – synim i Agim Aliut, prezantohet Parku tek Stacioni i Autobusëve

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 14:05

Ferizaj i gjelbër është kryetema me të cilën do të identifikohet qeverisja në mandatin e ri të Kryetarit Agim Aliu.

Në kuadër të shpalosjes së platformës qeverisëse 2021-2025, Kryetari aktual dhe kandidati për mandatin e dytë në krye të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu prezantoi edhe Parkun që synon ta ndërtoj në hapësirën aktuale të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, pas zhvendosjes së Stacionit të Autobusëve në lokacionin e ri. 
Kryetari Agim Aliu me këtë rast, përmes një video prezantoi se si do të duket ky park, me ç’rast u shpreh në rrjetin e tij social Facebook: 
“Harta e investimeve që do të bëjmë për të gjelbrën në qendrën e qytetit, përfshinë edhe rregullimin e Parkut në hapësirën aktuale të Stacionit të Autobusëve pas zhvendosjes së Stacionit në lokacionin e ri, projekt ky që bashkë me parqet e tjera që do të rregullojmë, i jep pamje krejt të re, frymë e shije tjetër, qendrës së qytetit”
Kujtojmë se platforma qeverisëse e Kryetarit Agim Aliu përfshinë një numër parqesh të mëdha siç është Parku tek hapësira e ish shkollës “Gjon Serreçi”, zgjerimi i parkut “Liria”, parku tek Kodra e Sherretëve, parku tek hapësira e Kompanisë “Pastërtia”, koncepti “Pocket Park” që do të zbatohet në dhjetëra pika të ndryshme të territorit të Ferizajt.