Ferizaj: Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin stoli dhe para - Gazeta Express
string(61) "ferizaj-hajnat-i-hyjne-ne-shtepi-dhe-i-vjedhin-stoli-dhe-para"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:47

Ferizaj: Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin stoli dhe para

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:47

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, të martën në, pas orë 1 të natës.

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli, si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Lexo Edhe:

Për këtë ka njotuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

”Ferizaj 31.01.2023-01:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para kesh ne vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin janë duke u ndërmerr veprime hetimore”, thuhet në raport. /Express