Fenomeni i çuditshëm që ndodhi pas djegies së Katedrales ‘’Notre Dame’’


Gazeta Express
18 Prill 2019 8:13

Djegia e Katedrales ‘’Notre-Dame’’ ka qenë kryefjala e të gjitha mediave ndërkombëtare. Por pas djegies së Katedrales, që u deshën dy shekuj për ta ndërtuar ka ndodhur një fenomen i çuditshëm.

E themi këtë pasi libri i shkrimtarit, Viktor Hygo që e bëri aq të njohur Katedralen e ‘’Notre- Dame’’ është shitur në shifra të frikshme në Amazon.

Shkrimtari francez e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gllabëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.

Në romanin e tij shkruhet:

“‘Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës.’’

Ajo që ka shkruar Hygoi që në vitin 1831 tashmë po konsiderohet si një profeci.

Te fundit


Kthehu lart