Fenerbahçe “synon” Serie A-n, Lookman objektivi kryesor për sulmin - Gazeta Express
string(63) "fenerbahce-synon-serie-a-n-lookman-objektivi-kryesor-per-sulmin"

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 18:23

Fenerbahçe “synon” Serie A-n, Lookman objektivi kryesor për sulmin

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 18:23

Fenerbahçe po përgatitet sërish të tregojë fuqinë financiare në merkato, me Serie A që po shfaqet si një nga tregjet kryesore për përforcime. Pas transferimit të bujshëm të Matteo Guendouzi nga Lazio për 29 milionë euro, gjiganti turk tashmë ka në fokus afrime të reja në repartin ofensivë.

Sipas raportimeve të Goal, drejtuesit e Fenerbahçes kanë përpiluar një listë me emra të njohur ku përfshihen Ademola Lookman, Loïs Openda dhe Christopher Nkunku. Prej tyre, Lookman konsiderohet opsioni më konkret.

Sulmuesi nigerian ndodhet aktualisht në Kupën e Kombeve të Afrikës, por Fenerbahçe pritet të nisë bisedimet me Atalantën në ditët në vijim. Klubi nga Bergamo vlerëson kartonin e Lookman rreth 45 milionë euro, duke preferuar një shitje të drejtpërdrejtë, ndërsa turqit po shqyrtojnë një huazim me detyrim blerjeje.

Ndërkohë, Nkunku dhe Openda mbeten alternativa në rast se negociatat për Lookman nuk ecin përpara, teksa Fenerbahçe po analizon me kujdes kushtet e tregut.

Klubet turke kanë avantazh në aspektin financiar, pasi mund të ofrojnë paga më të larta se shumica e skuadrave italiane. Për këtë arsye, Serie A pritet të mbetet një terren i favorshëm për Fenerbahçen, e cila aktualisht renditet në vendin e dytë në Superligën turke, vetëm tri pikë larg liderit Galatasaray. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement