Disa burime konfirmojnë se Fenerbahçe i José Mourinhos është i interesuar për Hakan Çalhanoğlu, por raportet për zëvendësuesit e mundshëm në San Siro janë të ndryshme, me gazetat sportive italiane që përmendin Granit Xhakën dhe Morten Frendrup si prioritetet e Interit.
Fenerbahçe është bërë klubi më i fundit që shfaq interes për mesfushorin turk. Çalhanoğlu, i cili vlerësohet me një çmim prej rreth 30 milionë euro, ka tërhequr interesim edhe nga rivali vendas Galatasaray.
Inter nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për Çalhanoğlun, por po shqyrton opsione për zëvendësues, në rast se një nga klubet e interesuara përmbush kërkesat financiare të klubit.
Sipas Gazzetta dello Sport, ylli i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, është objektivi kryesor i trajnerit Cristian Chivu nëse Çalhanoğlu largohet. Mesfushori zviceran është lidhur gjithashtu me Juventusin dhe Milanin, por mbetet i preferuari i Chivut.
Nga ana tjetër, Corriere dello Sport raportoi në faqen e parë të së dielës se mesfushori i Genoas, Morten Frendrup, është objektivi kryesor i Interit për të zëvendësuar Çalhanoğlun nëse ai largohet.
Më herët gjatë këtij muaji, në agjendën e Interit është përmendur edhe braziliani Ederson nga Atalanta, por ai ka një çmim të vendosur prej 50 milionë eurosh. Po ashtu, Inter është në bisedime edhe për shokun e skuadrës së tij, Ademola Lookman./GazetaExpress/