Femrat me “finoke” se meshkujt, sigurojnë pleqëri me të ardhura të majme


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 17:13

Dihet që rolin e “financierit”,  në pjesën më të madhe të shtëpive shqiptare e bëjnë gratë.  Janë ato që kujdesen më së shumti për kursimet si dhe për shpenzimet e maturuara. E duket se kjo kulturë, ka zënë vend edhe në mënyrën se si femrat shqiptare e projektojnë moshën e pleqërisë, ku ndoshta nuk do të kenë mbështetjen e fëmijëve nga ana ekonomike, pasi çdo ditë e më shumë gjërat po distancohen në këtë drejtim. Por edhe nëse do ta kenë, preferojnë të jetojnë mirë me kursimet e tyre.

Kështu, të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2019, tregu i pensioneve private vullnetare ka ardhur në rritje dhe shifra për periudhën Janar-Qershor,  ka arritur në 26.747 kontribues, nga 25.289 që ishte përgjatë vitit 2018. Ky është një lajm i mirë në tërësi, por nëse analizojmë shifrat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vihet re se femrat janë më të ndërgjegjësuara në këtë drejtim, duke arritur një shifër prej 14.216 anëtare ndërsa meshkujt në 12.531,duke bërë që të dominojnë mbi shifrën e gjinisë mashkullore, me plot 1685 anëtare.

Ndëkohë që vihet re gjithashtu se në rritjen e numrit të individëve që bëhen pjesë e skemave private të pensioneve, përsëri domionon gjinia fermërore me 5.95  % krahasuar me vitin 2018, nga 5.52% që regjistrohet për meshkujt.

Mesa duket, gratë janë më të kujdesshme në këtë drejtim dhe kanë më shumë kërkesa ndaj vetes për një jetësë dinjitoze në moshën e tretë. Investimi në fonde pensionesh, mundëson anëtarëve, një pleqëri me të ardhura më të larta si dhe përfitime nga normat e interesit. Çdo anëtar ka mundësi t’i tërheqë paratë deri në 5 vite përpara mbushjes së moshës zyrtare për daljen në pension si dhe mund t’i lërë trashëgimi tek pasardhësit.

Totali i investimeve në këto skema, për gjysmën e parë të 2019-ës, arrin në 2.3 miliardë lekë, ndërsa vlera e aseteve neto në 2.6 miliardë lekë, të cilat i përkasin tre fondeve të pensioneve, Sigal, Credins Pensions dhe Raiffeisen.

Eglantina Hoxha

Te fundit


Kthehu lart