Fëmijët e major Klodian Tanushit shpërthejnë në lot para arkivolit të babait


Gazeta Express
16 Maj 2019 10:52

U zhvilluan sot homazhet për ndet të major Klodian Tanushin e i cili humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s.

Në këtë ngjarje të rëndë humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Homazhet u mbajtën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Atë e nderuan presidenti Meta dhe ministrja Xhaçka, si edhe figura të tjera të rëndësishme të politikës në vend.

“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!🇦🇱”- shkruan Meta.

Ndërsa para arkivolit të pajetë ishin edhe tre fëmijët e major Tanushaj.

Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmështizë./Express

Te fundit


Kthehu lart