Fëmijë kosovarë me flamuj, simbole të UÇK-së e shqiponje në ndeshjen e Man Cityt ndaj skuadrës serbe
Sport
Gazeta Express
19/09/2023 22:17
Manchester City është duke e
zhvilluar sonte ndeshjen e parë për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi evropian
për kundërshtar ka skuadrën nga Serbia, Crvena Zvezda, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja është duke u
zhvilluar në “Etihad Stadium”, aty ku prezent ka edhe tifozë kosovarë.
Disa fëmijë të një familje nga Kosova, që jeton në qytetin e Manchesterit, janë parë me flamurin e shtetit tonë, si dhe me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).