Fekir i kaloi testet mjekësore dhe pozoi me fanellë të Liverpoolit, e pranon menaxheri i tij


Gazeta Express
8 Prill 2019 15:39

Menaxheri i Nabil Fekir ka zbuluar sesa afër ishte mesfushori francez t’i bashkohej Liverpoolit nga Lyoni verën e kaluar – aq afër saqë kishte pozuar në fanellën zyrtare të të kuqve pas testeve mjekësore.

Liverpooli e ka humbur vetëm një ndeshje në Premierligë deri tani këtë sezon, ama prapëseprapë mund ta humbë titullin e parë në ligë pas 29 viteve nëse Manchester City e tejkalon në betejën e tyre të madhe, transmeton Gazeta Express.

Por pikëpyetje janë ngritur nëse Jurgen Kloppit i ka munguar një playmaker me raste, me Fekirin që ishte përfolur si zëvendësues natyral i Philippe Coutinhos pas largimit të tij në Barcelonë për 160 milionë euro.

Lyoni kishte pajtuar ta shesë atë për 53 milionë funte dhe përfaqësuesi i Francës i kishte kryer testet mjekësore, por të kuqtë tentuan më pas ta rinegocionin marrëveshjen shkaku i problemeve të Fekirit me gjurin.

Agjenti i tij, Jean-Pierre Bernes ka zbuluar se klubet po negocionin detajet, Fekir i kishte kryer intervistat zyrtare, testet mjekësore dhe fotografimin me fanella të klubit.

“Nuk ishte sepse ai e pa të rëndësishme të qëndrojë këtu. Mbase do t’i mësojmë rrethanat e vërteta që e parandaluan kalimin e Fekirit në Liverpool”, tha ai për L’Equipe.

“Gjuri ishte pjesë e saj, por jo vetëm ai. Ai e kishte kaluar një test mjekësor, kishte bërë fotografi me fanellën e të kuqve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart