Fekir i bindur të largohet nga Lyon, e duan Arsenali e Valencia


Gazeta Express
15 Korrik 2019 23:25

Për Nabil Fekir nuk do të ketë prapakthehu. Fantazisti francez, njëkohësisht kapiteni i Lyonit, ka vendosur të largohet këtë verë pavarësisht apelit të drejtuesve për të qëndruar të paktën edhe këtë sezon.

E ardhmja e 25-vjeçarit pritet të jetë në Spanjë, aty ku janë ekipet më shumë të interesuara si Sevilla, Betis dhe Valencia.

Problem mbetet kërkesa e lartë që ka Lyoni për kartonin e Fekir, të paktën 50 milionë euro ndërsa nga Premier League vetëm Arsenali ka mbetur në garë, por edhe për “topçinjtë” një shifër e tillë është jashtë parametrave të klubit.

Te fundit


Kthehu lart