Federico Valverde i Real Madridit vlerësohet me çmim më të lartë sesa Messi - Gazeta Express
string(75) "federico-valverde-i-real-madridit-vleresohet-me-cmim-me-te-larte-sesa-messi"

Federico Valverde i Real Madridit vlerësohet me çmim më të lartë sesa Messi

Gazeta Express

29/11/2019 12:54

Federico Valverde i Real Madridit së fundi e ka nënshkruar një kontratë të re. Klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me madrilenët ka nxitur një debat online, pasi që është më e madhe sesa ajo e Lionel Messit në Barcelonë.

Klauzolat për shkëputjen e kontratave mes lojtarëve dhe klubeve janë të detyrueshme në La Liga. Megjithatë, shumica e skuadrave u vendosin lojtarëve të tyre klauzola me çmime të çmendura, për të mos i humbur lojtarët, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kjo taktikë nuk u funksionon klubeve gjithmonë, pasi që mund të ndodhë si në rastin e Neymarit, kur Paris Saint-Germaini i pagoi 222 milionë eurot e nevojshme për ta liruar atë nga kontrata me Barcelonën në vitin 2017.

Pas atij rasti me Neymarin, Barcelona i vendos çmime të larta lojtarëve në klauzolat e tyre. Një gjë të tillë e bën edhe rivali më i madh i katalonasve, Real Madridi, që së fundi ia caktoi Federico Valverdes çmimin prej 750 milionë eurosh.

Mesfushori uruguaian ka qenë njëri ndër performuesit më mbresëlënës të Real Madridit gjatë këtij sezon, duke sjellë baraspeshë në mesfushën e Real Madridit, që zakonisht përbëhet nga ai, Casemiro dhe Toni Kroos ose Luka Modric.

Kjo kontratë e re e Valverdes bën që Messi të bie në pozitën e tretë në listën e lojtarëve me klauzolat më të shtrenjta në botën e futbollit. Klubet mund ta lirojnë Messin nga kontrata e tij me Barcelonën për 727 milionë euro.

Se Real Madridi u jep lojtarëve kontrata me klauzola të larta e dëshmon edhe fakti që Marco Asensio dhe Isco kanë klauzolë të barabartë me Messin, ndërsa numri një në botë në këtë listë është Karim Benzema, që ka klauzolë prej 1 miliard e 39 milionë e 575 mijë euro. /Gazeta Express/