Federer në çerekfinale të Australian Open - Gazeta Express
string(41) "federer-ne-cerekfinale-te-australian-open"

Gazeta Express

26/01/2020 14:01

Federer në çerekfinale të Australian Open

Gazeta Express

26/01/2020 14:01

Roger Federer ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pas fitores me rikthim kundër Marton Fucsovics në rundin e katërt të dielën në Melbourne.

Gjashtë herë kampioni i Australian Open e mundi hungarezin 3 me 1 me sete, 4:6, 6:1, 6:2, 6:2, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

38-vjeçari zviceran do të përballet me amerikanin Tennys Sandgren në rrethin e tetë më të mirëve të martën.

Pasi e humbi setin e parë, Federeri ishte i pandalshëm duke i fituar me lehtësi tri setet e radhës.

“E nisa mirë setin e dytë dhe nga aty gjërat u lehtësuan për mua”, tha Federer pas ndeshjes. /Gazeta Express/