Federer e mposht Nadalin dhe kualifikohet në finale të Wimbledon


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:54

Federer është kualifikuar në finale te Wimbledonit. Ai e mposhti 3-1 Nadalin dhe tani do të ketë punë me Djokovicin.

Roger Federer, tetë herë fituesi i Wimbledon, ka prekur finalen për herë të 12-të në karrierë, pasi e mundi 3-1 në gjysmëfinale Rafael Nadalin, raporton Gazeta Express.

Federer fitoi 7-6(3), 1-6, 6-3 dhe 6-4.

Në finale, tenisti zviceran do të ketë punë me Novak Djokovic.

Për Federerin, kjo do të jetë finalja e 31 e një Grand Slami në karrierë, teksa ka triumfuar 20 herë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart