Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024.
Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë, shkruan Indeksonline
Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.
Kurse në tribuna u shfaqen thirrje të përbashkëta, si: Vrite serbin”.
E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024.
“FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.
Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...