Federata e Futbollit e Spanjës s’merr përgjegjësi për sigurinë gjatë El Clasicos - Gazeta Express
string(79) "federata-e-futbollit-e-spanjes-smerr-pergjegjesi-per-sigurine-gjate-el-clasicos"

Federata e Futbollit e Spanjës s’merr përgjegjësi për sigurinë gjatë El Clasicos

Gazeta Express

11/12/2019 18:58

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) e ka bërë të qartë se nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për çështjen e sigurisë gjatë El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit më 18 dhjetor.

RFEF i bëri këto komente përmes një komunikate, të cilën e publikoi pas një takimi në të cilin nuk morën pjesë as Barcelona, as Real Madridi të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“RFEF nuk merret me çështjet e sigurisë, njëlloj si në çdo ndeshje tjetër në garat zyrtare dhe, duke qenë spektator publik, nuk mban asnjë përgjegjësi për sigurinë”, thuhet në njoftimin e organit qeverisës së futbollit spanjoll.

El Clasico i parë i këtij sezoni duhej të luhej muajin e kaluar, por është shtyrë për 18 dhjetor për shkak të sigurisë në Katalonjë.

Muajin e fundit pati protesta të dhunshme në Katalonjë, prandaj zhvillimi i një ndeshje me rivalitet kaq të madh u pa si rrezik për sigurinë në vend. /Gazeta Express/