FC Suhareka zgjodhi kryesinë, Rrustem Aliaj emërohet kryetar - Gazeta Express
string(59) "fc-suhareka-zgjodhi-kryesine-rrustem-aliaj-emerohet-kryetar"

FC Suhareka zgjodhi kryesinë, Rrustem Aliaj emërohet kryetar

Sport

Gazeta Express

18/06/2023 9:31

FC Suhareka ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të shtunën, me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e klubit.

Klubi suharekas do të garojë në Ligën e Parë pas fuzionimit që ka bërë me A&N, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kryetar i klubit të Suharekës është zgjedhur Rrustem Aliaj.

Ndërkaq, kryesia përbëhet nga pronarët tjerë të këtij klubi; Fadil Bytyqi, Jetmir Bytyqi, Edi Berisha, Adrian Hoxhaj dhe Avni Aliaj.

Klubi i Suharekës gjithashtu njoftoi se në ditët në vijim do të emërojnë bordin drejtues dhe udhëheqësit tjerë.

Njoftimi i plotë nga FC Suhareka (pa ndërhyrje):

“Sot në ambientet e stadiumit “BOKA” në Korishë nën mbledhjen e jashtëzakonshme të KF A&N u mbajt kuvendi ku të pranishëm ishin mbi 30 delegatë dhe përfaqësues të klubeve , ku të gjithë njëzëri me duar të ngritura votuan me absolut votash PRO rendit të ditës që ishte vendosja e emërtimit të ri të klubit  𝐅𝐂 𝐒𝐔𝐇𝐀𝐑𝐄𝐊𝐀 , zgjedhja e kryetarit të ri e krijimi i kryesisë së re.

Gjithashtu me vota absolute PRO u zgjodhën këta emra drejtues ;

Kryetar i klubit ;
𝘇.𝗥𝗿𝘂𝘀𝘁𝗲𝗺 𝗔𝗹𝗶𝗮𝗷

Kryesia e klubit me pronarët ;
𝘇.𝗙𝗮𝗱𝗶𝗹 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶
𝘇.𝗝𝗲𝘁𝗺𝗶𝗿 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶
𝘇.𝗘𝗱𝗶 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮
𝘇.𝗔𝗱𝗿𝗶𝗮𝗻 𝗛𝗼𝘅𝗵𝗮𝗷
𝘇.𝗔𝘃𝗻𝗶 𝗔𝗹𝗶𝗮𝗷

Ditëve në vijim do të informoheni me bordin drejtues dhe udhëheqësit e tjerë të klubit të cilët janë deklaruar edhe zyrtarisht pjesë të klubit , gjithashtu ju njoftojmë që përgaditja e skuadrës po vazhdon në mënyrë intenzive me kompletimin e staffit adminsitrativ , teknik dhe me kompletimin e skuadrës me futbollistët cilësor.

𝗠𝗘 𝗧𝗬 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈”.

/Gazeta Express/