FBI: Kush është lideri i kultit poligam me 20 gra? - Gazeta Express
string(48) "fbi-kush-eshte-lideri-i-kultit-poligam-me-20-gra"

Gazeta Express

07/12/2022 19:33

FBI: Kush është lideri i kultit poligam me 20 gra?

Gazeta Express

07/12/2022 19:33

Një profet i vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 20 gra, disa prej të cilave më të vogla se 18 vjeç. Këto fakte i ka bërë me dije FBI, në një investigim të fundit, sipas të cilit, Samuel Rappylee Bateman pretendon se është “dëshirë e Zotit” që ai të krijojë marrëdhënie me gratë e tij nëpërmjet aktit seksual.

Bateman, 46-vjeç, u vu nën hetim në shtator të këtij viti, pasi akuzohet se ka shkatërruar provat, që pengojnë drejtësinë në investigimin ndaj tij, pasi akuzohet se fëmijët e tij janë transferuar në zona të ndryshme të vendit me qëllim ushtrimin e aktiviteteve seksuale.

Lexo Edhe:

Sipas BBC, Bateman ishte një ish-anëtar i një dege të Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha FLDS), një sekt i shkëputur i kishës mormone, derisa u largua për të krijuar grupin e tij të ndarë.

FBI pretendon se Bateman është suportuar financiarisht nga ndjekës të tij meshkuj, të cilët i japin vullnetarisht gratë dhe fëmijët e tyre për që të bëhen gratë e Bateman. Madje, ky i fundit i ndëshkon të gjithë ata, të cilët nuk e trajtojnë atë si një profet.

Në gusht, ai u arrestua nga policia, pasi u kap duke regjistruar një trailer me tre vajza të vogla, përkatësisht 11 dhe 14 vjeç. Ai i postoi pamjet në fjalë, por më vonë përfundoi në pranga për këtë gjë, ndaj zgjodhi që ti shkatërronte provat e këtyre akteve.

Më herët këtë vit, nëntë vajza të vogla u larguan nga kujdestaria e Bateman nga Shërbimet e Fëmijëve në Arizona dhe u sistemuan në disa banesa në pronësi të këtij institucioni, por mësohet se në nëntor, tetë prej tyre u arratisën nga këto ambiente.

Tre prej grave të Bateman janë arrestuar, pasi akuzohen së kanë marrë peng fëmijë, referuar një çështjeje të mëparshme kriminale. Në marrjen në pyetje nga ana e autoriteteve policore të FBI-së, asnjëra prej nëntë vajzave të ndaluara nuk e ka përmendur në asnjë moment se janë abuzuar seksualisht nga Bateman, por në disa prononcime për mediat, ato kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie intime me të.

Kisha Fundamentaliste e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (FLDS), me në krye Warren Jeffs, është targetuar si një grup urrejtjeje nga Qendra e Ligjit në jug, ndërsa kreu i saj, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2011-n, pasi u akuzua për sulm seksual ndaj dy ndjekëseve të mitura që i mori për nuse.