Fazliji: I lumtur që iu bashkova Kosovës, mëkat që s’ka shikues në stadium sot - Gazeta Express
string(75) "fazliji-i-lumtur-qe-iu-bashkova-kosoves-mekat-qe-ska-shikues-ne-stadium-sot"

Fazliji: I lumtur që iu bashkova Kosovës, mëkat që s’ka shikues në stadium sot

Gazeta Express

11/11/2020 14:38

Futbollisti kosovar mezi po e pret debutimin me “Dardanët”, ndërsa zgjedhjen e Kosovës e sheh si një hap përpara në karrierë. Ish-përfaqësuesi U-21 i Zvicrës do të ishte shumë i lumtur nëse i jepet mundësia sot në ndeshje me Shqipërinë

Betim Fazliji ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti defanziv në të kaluarën ishte pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës, ndërsa tash e tutje vendosi të luajë për “Dardanët”.

Futbollisti i St Gallenit thotë se është i gatshëm për të debutuar me Verdhekaltrit qysh sot, në ndeshjen miqësore me Kombëtaren shqiptare, e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:00.

“Ndihem mjaft mirë që iu bashkova Kosovës, jam i lumtur. Jam i gatshëm për hapin e madh përpara në karrierë”, ka thënë 21 vjeçari për magazinën zvicerane “Blick”.

“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse debutoj në ndeshje me Shqipërinë. Trajneri do të vendosë për gjënë më të mirë dhe më të duhur. Sidoqoftë, është mëkat që ndeshja me Kuqezinjtë do të luhet pa shikues. Do të ishte një festival dhe festë për të gjithë njerëzit”, shtoi qendërmbrojtësi kosovar.

Për shkak se nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin e nevojshëm, Fazliji nuk do të mund ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë në Lubjanë dhe me Moldavinë në Prishtinë. /Gazeta Express/