Faton Peci sot bëhet zyrtarisht kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës - Gazeta Express
string(75) "faton-peci-sot-behet-zyrtarisht-kandidat-i-lvv-se-per-kryetar-te-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:33

Faton Peci sot bëhet zyrtarisht kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:33

Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, merr vesh Gazeta Express.

Pas një mandati të plotë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ai do të provojë ta kthejë këtë komunë nën qeverisjen e LVV-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Komuna e Mitrovicës udhëhiqet aktualisht nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili nuk do të garojë për një mandat të dytë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha mbrëmë në Pressing në T7 se beson që “kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, për të garuar për kryetar.