Faton Ahmeti: Bashkë, për një jetë kulturore të mirëfilltë dhe përfaqësuese për Tetovën - Gazeta Express
string(85) "faton-ahmeti-bashke-per-nje-jete-kulturore-te-mirefillte-dhe-perfaqesuese-per-tetoven"

Faton Ahmeti: Bashkë, për një jetë kulturore të mirëfilltë dhe përfaqësuese për Tetovën

Ballina

Gazeta Express

07/08/2022 22:32

Sot Rinia e Bashkimit Demokratrik për Integrim në Tetovë organizoi një aktivitet zbavitës muzikor në bulevardin Ilirija, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltarë të listës së BDI-së për Tetovën.

Bartësi i listës Faton Ahmeti, në një deklaratë të dhënë për mediat mes tjerash theksoi se Tetova ka nevojë për një jetë kulturore të mirëfilltë dhe përfaqësuese, për institucionalizim të aktiviteteve kulturore si Vera e Kulturës tetovare, themelim të teatrit për fëmijë, si dhe orkestrës profesioniste të qytetit.

Lexo Edhe:

“Të rinjtë dhe të rejat në Tetovë duhet të kenë skenë të mirëfilltë ku mund të shfaqin talentin, dhuntitë dhe punën e tyre artistike. Komuna duhet të ndajë më shumë mjete për përkrahje të jetës kulturore dhe të gjejë forma për pjesëmarrje direkte të të rinjve në vendimmarrje. Një nga mënyrat e mundshme për ta bërë këtë është mbështetja dhe fuqizimi akoma më i madh i Këshillit Rinor Lokal në Tetovë”, deklaroi Ahmeti.